Kështjellat e Tiranës

Tirana është qytet realitivisht i ri, por si për të kundërshtuar këtë fakt, është çuditërisht një qytet i rrethuar me kështjella dhe rrënoja. Në qendër të Tiranës, gjenden muret e Kalasë së Tiranës, dhe ndërsa del jashtë saj ka kështjella pothuaj në çdo drejtim. Kështjellat më të mirëmbajtura janë ajo e Petrelës dhe e Prezës, kurse të tjerat janë rrënoja. Secila prej tyre është si një guidë në historinë e shqiptarëve. Përveç vlerave historike dhe kulturore, ato ofrojnë panoramë fantastike pasi shumica ndodhen në majë të kodrave shumë të bukura nga ku shihen pjesë të ndryshme të Tiranës.

Kalaja e Tiranës, ose Fortesa e Justinianit ështe e vetmja kala që ndodhet në zemër të Tiranës. Fortesa është vendi ku kryqëzoheshin rrugët kryesore të Lindje Perëndim dhe Veri-Jug, dhe formonte zemrën e Tiranës. Ajo daton në ...

Më tepër

Kalaja e Petrelës është një kala fantastike e vjetër që ndodhet vetëm 17 km larg Tiranës. Kalaja e Petrelës ka një histori të pasur që daton në shekullin 6, para Krishtit. Por dhe pse është ndërtuar në kohët e lashta, ...

Më tepër

I përket antikitetit të vonë, ndoshta është ndërtuar mbi rrënojat ilire. Është zbuluar në 1963 dhe eventualisht është përfshirë në listën e Monumenteve të Kulturës në Shqipëri. Kalaja e Dajtit është ...

Më tepër

Qyteza e vjetër e Persqopit ndodhet në jug të Tiranës, pranë Kalasë së Petrelës e ndërtuar në Malin Vila. Për të mbërritur aty, kaloni kryqëzimin nga Tirana për ne Qafë Kërrabë. Rrugës shihni tabelën për ...

Më tepër

Kështjella e Dorëzit është më e vjetra në zonën e Tiranës. Ndodhet 20 km jugperëndim te Tiranës dhe rreth 5km në lindje të fshatit Pezë. Kjo kështjellë i takon shekujve IX-IV para Krishtit, ndërsa ekspedita e pare arkeologjike ...

Më tepër

Përvec vlerave historike, nga Kalaja e Prezës të ofrohet një pamje e mrekullueshme e fushave të Tiranës. Kalaja është afër Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza. Eshtë njëkala e vogël, por më më e madhe se Kalaja ...

Më tepër

Kalaja e Ndroqit ndodhet në periferi të Tranës në anën e majtë të luginës së Lumit Erzen. Ndodhet 387 metra mbi nivelin e detit. Kjo kështjellë daton në shekullin e katërt, dhe ka qenë pjesë e sistemit të mbrojtjes të ...

Më tepër

 

Editor's choice

 

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies