Luna Park është një tjetër vend i këndshëm për të kaluar kohën me familjen dhe fëmijët. Prindërit mund të shijojnë një kafe, ndërsa fëmijët mund të luajnë në lodra që janë të shumta dhe zënë një hapësirë të madhe me shumë rrëshqitëse, lisharëse e lodra të tjera.
Gjithë familja mund të shijojë një pica të shijshme në restorantin e Luna Park. Luna Park ndodhet brenda Parkut të Madh por nga hyrja tjetër e tij, nga Rruga e Elbasanit. Eshtë shumë i pëlqyer sidomos në verë, sepse është shumë freskët pasi mbulohet nga pemë të larta të parkut të liqenit.