Rruga e qershive, është parku më i ri i shtuar në Tiranë në qershor 2016, në festën e fëmijëve. Është një park modern, dhe për të gjitha moshat, me lojëra të ndryshme,sporte e argëtime.
Parku është një veper e Bashkisë së Tiranës e peruruar në 1 qershor 2016, ditën e fëmijeve. Ky park është dhe më popullori dhe më i mbipopulluari, pasi ai ndodhet në zemër të parkut të madh të Liqenit Artificial, ku është dhe vendi më relaksues për prindërit apo gjyshërit që dalin për të argëtuar fëmijët e tyre.
Adresa:
"Shtegu i Qershive"
Brenda Parkut te Liqenit Artificial
Tirane