Arti shqiptar është unik, dhe është pasuruar gjatë viteve me elemente otomane, veneciane dhe perëndimore. Shkolla e parë e pikturës u ngrit në fillim të shekullit të 20 me punimet e Kolë Idromenos, Spiro Xegës, Andrea Kushit dhe Simon Rrotës. Ndër piktorët klasikë të njohur të shekullit të 20 janë Vangjush Mio, Abdurraim Buza, Zef Kolombi, Sadik Kaceli, Nexhmedin Zajmi dhe Guri Madhi dhe Ibrahim Kodra. Vangjush Mio në 1920 hapi dhe ekspozitën e parë personale në Shqipëri. Gjatë viteve të komunizmit, ekzistonte vetëm Galeria e Arteve, por në dekadat e fundit janë hapur shumë galeri private në qytet, me piktura, punime arti e skulptura fantastike.
Galeria Kombëtare e Arteve është një institucion shtetëror në varësi të Ministrisë së Kulturës. Galeria Kombëtare e Arteve i ka fillimet e saj me përpjekjet e një grupi artistësh shqiptarë dhe të Komitetit të Arteve ...
Galeria e Artit të Tiranës, është një Institucion në vartësi të Bashkisë Tiranë. Misioni i saj është të bashkojë publikun kryeqytetas me artin, duke nxitur vlerësimin dhekuptimin e artit dhe rolit të tij në shoqëri, ...
Galeria Kalo ndodhet pranë Sheshit Nënë Tereza dhe hyrjes se parkut të Liqenit Tiranë. Në këtë galeri ju mund të gjeni vepra arti nga artistë të rinj shqiptarë që duan të promovohen. Galeria Kalo kontribuon në njohjen e Shqipërisë ...
Galeria Zeta e ka nisur aktivitetin në vitin 2007. Është një qendër jo-fitimprurëse e fokusuar në artet pamore që promovojnë bashkëpunim me praktikat profesionale mes artistëve dhe kuratorëve, kritikëve, studjuesve dhe profesionistët ...