General & Playboy, shfaqje në Teatrin e Meteropolit, Tiranë

 “General & Playboy” është komedia më e re që vjen në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Tirana (Teatri Metropol) vënë në skenë nga autori dhe regjisori Bujar Kapexhiu, në datë 30 Mars ora 19:00. “General & Playboy” është një shfaqje aktuale ku flitet për piskologjinë, mentalitetin, pasionet, marrëdhëniet e njerëzve në kohët e sotme. Subjekti i saj, vërtitet rreth një gjenerali, të viteve para ardhjes së demokracisë; një kapteri dhe ky nga koha e diktaturës; dhe një biznesmeni, i ardhur nga provinca në kryeqytet. Midis dy ushtarakëve ndihet diferenca arsimore, sidomos me futjen në NATO, që e detyron gjeneralin në moshë, të nisë mësimet për gjuhën angleze, me mësuese private në shtëpi. Regji nga Bujar Kapexhiu. Interpretojne: Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Suela Konjari, Xhevair Zeneli, Muharrem Hoxha, Edvin Mustafa, Ramela Koleci, Serxho Harizaj, Devin Koçeku, Elio Kapxhiu. Skena: Denis Jorgo, Kostumet: Aurela Duriçi.

Data 30-31 Mars, 1-2 Prill Ora: 19:00 Vendi: Teatri Metropolit, Tiranë

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies