Dita e Verës në Tiranë

Aktivitetet e organizuara nga Bashkia fillojnë në orën 9. Në bulevardin Dëshmorët e Kombit do të ketë gjithashtu koncert live, shfaqje cirku, dance sportive etj. Në Bllok do të ketë tre skena koncerti në tre rrugë të ndryshme të cilat do ta ndezin atmosferën që në mesditë për të vazhduar deri në orët e vona të mbrëmjes. Sheshi Nënë Tereza do të ketë Panairin e Biznesit. Liqeni Artificial do të ketë muzikë me DJ, sportet e ujit, panairi i artizanëve, kënd sportive. Parada e Karnavaleve do të fillojë në orën 12:00 në Liqenin Artificial.  

Data 14 Mars