Equus, shfaqja drithëruese në Teatrin Kombëtar

Equus, e cilësuar si një ndër kryeveprat e autorit anglez Peter Shaffer, vjen si premierë në Teatrin Kombëtar, me regji të Dino Mustafic, regjisorit të mirënjohur boshnjak. Vepra e shkruajtur në vitin 1973 rrëfen historinë e një psikiatri që mundohet të kurojë një djalë të ri, i cili ka sëmundjen fetare të magjepsjes pas kuajve.  Aksioni i veprës është një histori hetimi që përfshinë përpjekjet e doktorit për të kuptuar veprimet e djalit, Alanit. Alani i sheh kuajtë si përfaqësues të Zotit  dhe ngatërron adhurimin e tij për “Zotin” me tërheqjen seksuale. Një shfaqje që nuk duhet humbur ku interpretojnë aktorët: Timo Flloko, Igli Zarka , Ema Andrea, Arben Derhem, Christ Lleshi, Luli Bitri, Lulzim Zeqja, Erjona Kakeli, Ermir Z. Jonka

Data 17-18-19 Mars, 1-2 Prill Ora 19:00 Vendi: Teatri Kombëtar, Rr. Murat Toptani Për rezervime telefononi: 042223022

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies