Cup Song Albania në Tiranë

Në datë 25 Mars tek bulevardi "Zogu I", të rinj nga shkolla të ndryshme, do të performojnë me kupa plastike këngën Cup Song! 
Kur një Solist këndon dilemën “të rri apo të iki?” +2000 veta formojnë emrin ALBANIA. Me kupa plastike, sinkron, godasin tokën dhe prodhojnë tingullin e Qëndrimit. +2000 tullumbaca me mesazhe do lëshohen drejt Qiellit. Mbi 100 dritare Ministrish hapen!
Pas vendosjes të një Rekordi Botëror, Këngetarë të ndryshëm, DJ, do ndezin atmosferën me muzikë dhe plot ngjyra. 
Rritmi në Tokë, Mesazhi në Qiell!
Ky event përcjell pozitivitet, harmoni dhe një lajm të mirë nga Shqipëria për Botën. Shumë Surpriza të tjera do të ndodhin atë ditë! 

Data: 25 Mars 2017

Ora 10:00-13:00

Vendi: Bulevardi "Zogu I", Tiranë

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies