5 Djelmoshat, komedi në Teatrin Kombëtar të Tiranës

"5 Djelmoshat" premiera më e re në Teatrin Kombëtar vjen në dt. 24-25-26 Shkurt ora 19:00.
Kjo vepër trajton problematikat e 5 djelmoshave, në moshën 10-11 vjeçare dhe është një shkundje e fortë për gjithë shoqërinë. Ajo na shtyn drejt një reflektimi të sinqertë mbi atë që ndodh në botën e fëmijëve tanë, që është dhe bota jonë prej të rriturish, dikur fëmijë, ku ne hyjmë e dalim pa kuptuar gjurmët që mbeten në të, sikur të ishte një skutë e errët, që nuk na përket. Vepra është nga autorja slovene, Simona Semeniç.  Regjia: Helidon Fino Aktorët: Neritan Liçaj, Dritan Boriçi, Laert Vasili, Gentian Hazizi, Genti Deçka  

Date: 24-25-26 Shkurt

Ora 19:00

Vendi: Teatri Kombëtar, Rruga Murat Toptani

Për rezervime telefononin në: 042223022

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies