Këtë 14 shkurt Tirana do të jetë pulsi i jetës së natës në rajon: mbi 30 artistë, muzikantë e DJ të ardhur nga e gjithë Evropa dhe më shumë se 10 zhanre muzikore në 14 nga baret më të njohura të kryeqytetit. Festat nisin në orën 19:00 dhe u janë dedikuar atyre që dashurojnë muzikën, jetën e natës dhe energjitë pozitive.
Projekti “Tirana Loves…” organizohet në kuadër të nismës së Bashkisë së Tiranës për rigjenerimin e jetës së natës së kryeqytetit përmes organizimit të eventeve të nivelit të lartë e me pjesëmarrjen e artistëve ndërkombëtarë më të pëlqyer të momentit. Vizioni është që Tirana të kthehet në një pikë referimi për jetën e natës në rajon, duke tërhequr vizitorë shqiptarë e të huaj dhe duke u bërë qendër e tendencave dhe rrymave të reja muzikore.
Baret: Charl's, Vinyl by Padam, Discobox, Hemingway, Nouvelle Vague, Destil, Tulla Cultural Center, Izzy, Iron Brush, Dada, City Art, Caffee And Caffee.
Hapen ne oren 19:00