Udhëtim me biçikletë nga Liqeni Artificial te Liqeni Farkës

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me “Albania Off Road Cycling” organizojnë udhëtim me biçikleta malore ne dy liqenet e Tiranës. Pikënisja e udhëtimit është Liqeni Artificial dhe mbërritja është Liqeni i Farkës. Distanca totale është 11,5 km, vështirësia e udhëtimit është mesatare. Gjatë këtij turi do të keni mundësi të vizitioni punishten e qeramikës “Qeramika Plaku” dhe të shihni procesin si e punimit, gjithashtu gjatë këtij udhëtimi do të kemi një ndalesë të vogël në kantinën e verës “Shehi”.  Njerëzit që nuk ngasin biçikleta ose që nuk kanë një të tillë ata mund të bashkohen duke shkuar me makinë te liqeni i Farkës ku do të kete dhe një piknik me produktet e zonës.

Data: 28 Janar

Ora 09:00

Vendi: Liqeni Artificial i Tiranës