Në një eveniment të madh kulturor dhe një natë të paharrueshme, Spitali Amerikan, së bashku me disa nga artistët më të njohur të skenës Kombëtare dhe atë Ndërkombëtare, organizon një koncert bamirësie nën emrin “Më shumë tinguj tani e përgjithmonë”. Ky koncert zhvillohet në prag të festimit të 10 vjetorit të krijimit të Spitalit Amerikan me një qëllim sublim, për ti ardhur në ndihmë fëmijëve që janë lindur me probleme në sistemin e dëgjimit. Koncerti do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në datë 27 Janar në orën 20.00. Sopranoja e njohur Maria Jose Siri, së bashku me aristët si Josif Gjipali, Kastriot Tusha, Mario Karaj,, Rona Nishliu, Dren Abazi, Sindi Mamaqi do të performojnë në këtë koncert. Të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojnë për realizimin e operacionit për vendosjen e implantit koklear tek fëmijët që kanë lindur me probleme në dëgjim. Për më shumë vëmendje dhe përkrahje ndaj kësaj teme shumë sensitive, ju ftojmë të bëheni pjesë!
Biletat shiten pranë Pallatit të Kongreseve: Cel 0676078372
Data: 27 Janar
Ora: 20:00
Vendi: Pallati i Kongreseve