Shoqata Ndërkombëtare e Akuarelit “IWS Albania” dhe Organizata Jofitimprurëse WIZart sjellin "Bienalen 2-të të Akuarelit Ndërkombëtar në Tiranë" që do të mbahet nga datat 12 Mars deri ne 12 Prill, në Tiranë, në Muzeun Historik Kombëtar. Bienalja ka mbledhur 400 piktorë nga 65 vende, dhe mbi 400 punime janë zgjedhur.Të pranishmit do të kenë mundësi të shohin demonstrime drejtpërsëdrejti nga mjeshtrat më të njohur në botë si Liu Yi, La Fe, Amit Kapoor, Atanur Dogan dhe shumë të tjerë, në ambientet e Muzeut Kombëtar ku edhe do të zhvillohet kjo bienale. Rëndësia më e madhe është që këta emra të mëdhenj të artit botëror do të pikturojnë Shqipërinë, çka do të ngelet edhe një trashëgimi ndër breza. Kjo bienale mbështet nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës.
Data: 12 Mars- 12 Prill
Vendi: Muzeu Historik Kombetar, Tirane