Çmimi i 22-të Ndërkombëtar Onufri

Çmimi i 22​-të Ndërkombëtar Onufri STRANGER THAN KINDNESS – MITRUSH KUTELI Galeria Kombëtare e Arteve e mbështetur nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë ka kënaqësinë të prezantojë për publikun edicionin e XXII të Çmimit Ndërkombëtar Onufri, me titull “Stranger than Kindness – Mitrush Kuteli”, kuruar nga artisti shqiptar Fani Zguro.  Ekspozita do të instalohet në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe pjesë e saj do të jenë gjithashtu edhe dy projektet speciale “Kinema” dhe “Taxi” (kjo e fundit e merr zanafillën nga projekti zanor i Anri Salës “No Formula One, No Cry – Taxi”). E frymëzuar nga hiti i Nick Cave and the Bad Seeds “Stranger than Kindness”, ky edicion i kushtohet shkrimtarit shqiptar Mitrush Kuteli (1907-1967). Konferenca me mediat do të jetë dt.15 dhjetor 2016, ora 13.00. Ekspozita do të hapet dt. 15 dhjetor 2016, ora 18.00 dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 1 Shkurt 2017.

Data: 15 Dhjetor 2016 -1 Shkurt 2017

Ora: 18:00

Vendi: Galeria Kombetare e Arteve

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies