Tingujt më të bukur të muzikës, magjia e koncertit të fillimvitit të Vjenës, për herë të parë do të shijohet e preket live edhe nga publiku shqiptar.
Violinisti Shkëlzen Doli dhe Ansambli i Filarmonisë së Vjenës vijnë me një koncert madhështor në Tiranë, një ngjarje e jashtëzakonshme artistike për kryeqytetin dhe artëdashësit shqiptarë.
Koncerti do të zhvillohet në datën 2 janar në Pallatin e Kongreseve, një ditë pas koncertit të Filarmonisë së Vjenës.
Data: 2 Janar 2016 Vendi: Pallati i Kongreseve