Të Dielën, datë 11 dhjetor, në Parkun e Madh të Liqenit – Fusha e Tenisit, ora 14:00, Orienteering Club Albania sëbashku me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit ju ftojnë jo vetëm të kalojmë të Dielën në natyrë, por edhe të mësoni një sport të ri, shumë të praktikuar në botë!
Ç’do të thotë “Orientohemi duke vrapuar”?
Sport që kombinon elementët fizikë dhe mendorë, duke mësuar të orientohesh sipas busullës për të arritur pikat e shënuara në hartë. Merrni familjen ose miqtë tuaj!
Data: 11 Dhjetor 2016 Ora: 14:00 Vendi: Parku i Madh, Liqeni Artificial