Një mbrëmje krejt e veçantë do të jetë në Universitetin e Arteve në Tiranë, ku do të ngjiten në skenë dy emra të njohur të artit shqiptar, Pianistja Merita Rexha Tershana dhe aktorja Ema Ndoja në një koncert me poezi të autorëve shqiptar dhe muzikë nga filma shqiptar. Koncerti prezanton poezi të autorëve: Ndre Mjeda, Migjeni, Kadare, Martin Camaj e deri te Klodian Kojashi si dhe muzikë nga filmat e parë "Skënderbeu" i Çesk Zadesë, Aleksandër Peçi, Limoz Dizdari, Feim Ibrahimi, Hajg Zaharia , deri tek "Gjoleka djali i Abazit" i Endri Sinës.
6 dhjetor2016, ora 19:00, Universiteti i Arteve, Tiranë
Vendi: Universiteti i Arteve, Tiranë Data: 6 Dhjetor 2016 Ora: 19:00