Me rastin e 104 vjetorit të Pavarësisë, Shoqata Shqiptare e Peshkimit Sportiv dhe Rekreativ me mbështetje të plotë të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave si dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit dhe Bashkia Tiranë organizojnë Garën e Peshkimit Sportiv "Pavarësia " me pjesëmarrjen e peshkatarëve sportiv nga të gjitha trevat shqipfolëse. Të gjithë ju që keni dëshirë të merrni pjesë në këtë eveniment sportiv jeni të mirëpritur.
Vendi: Liqeni i Kasharit, Tirane Ora: 07:30 Data: 27 Nentor 2016