Finalmente Elsa, Concert

Finalmente Elsa", është koncerti i parë recital, që artistja e mirënjohur, në tregun
shqiptar e atë ndërkombëtar, Elsa Lila, do tẽ realizojë në Tiranë, pikërisht aty ku nisi jeta e saj e suksesshme artistike, në skenën e Pallatit të Kongreseve E gjithë karriera, eksperienca, stili muzikor, repertori i krijuar ndër vite - shqiptar e italian- do të shpërfaqet në këtë koncert LIVE, ku Lila do të jetë e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj, artistët italianë, po aq të suksesshëm e të vlerësuar për
mjeshtërinë e tyre "Pyes lotin" ishte kënga e parë që shenjoi epokën ELSA, jehona e së cilës do të oshëtinte ndër vite ... për të mbërritur deri sot, kur po pergatitet koncerti i shumëpritur i saj. Një koncert me muzikë, fjalë e tinguj, 100% stil Else 

1 nentor

Pallati i KOngreseve

Tirana

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies