“Soft Sculptures” është takim me artdashësit dhe përmbledhje e rrugëtimit artistik dhe profesional të studentëve dhe pedagogëve të atelierit Tekstil/Modë të Fakultetit të Arteve të Bukura në Universitetin e Arteve.
Një prezantim i veprave jashtë mureve të shkollës, ku procesi i lidhjes së veprave me hapësirën e re, me artistë e profesionistë të fushës dhe më gjerë, është sfida e fundvitit të këtij programi.
Ekpozita ndahet pa kufij në dy hapësira, brenda dhe jashtë mureve, ku veprat janë në mediume, dimensione, ide dhe koncepte të ndryshme. Një pjesë e punëve të ekspozitës janë instalime konceptuale ku narracioni është herë metaforik e herë literal, të tjera synojnë performancën, e të tjera synojnë estetikën relacionale ku ndërveprimi midis shikuesit dhe veprës është i drejtpërdrejtë.
Ku: Galeria GurGur, Sheshi Qendror, Petrela
Kur: 06.07 - 04.09.2023, Ora: 19:30