XHONI DHE XHOI

Xhoni dhe Xhoi, dy protagonistët e shfaqjes janë të burgosur në një ‘vend’, një bar surreal me tavolina dhe karrige në natyrë. Ata bien në konflikt për zotërimin e një llotarie të fituar. Mes dialogëve absurdë dhe paradokseve përpiqen të arrijnë fundin dhe të kapërcejnë gjendjen e tyre të pasigurtë. Personazhet dhe situatat mbivendosen dhe ndërthuren aq shumë sa të krijojnë një realitet që ndryshon vazhdimisht.Të qënurit një dhe dy në të njëjtën kohë shkakton një surprizë që mund të kufizohet me zhgënjim dhe madje të bëhet sindromë, atë të ‘ personalitetit të alternuar’. Ato mishërojnë dy mundësi të dallueshme në kuptimin ekzistencial.

Ku: Në Teatrin Metropol
Kur: 14 - 15 - 16 Shtator, Ora: 19:00

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies