Nata Amerikane

Me rastin e 4 Korrikut, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit organizon në Amfiteatrin e Parkut të Madh të Liqenit të Tiranës një koncert me instrumentistët e Bandës së Qytetit si dhe disa prej artistëve më të mirë. Prej disa vitesh, Banda e Qytetit është prezente në çdo pritje zyrtare, duke luajtur marshet e hymnet e çdo shteti mik. Por kjo Bandë është një thesar talentesh, pasi instrumentistët luajnë vegla muzikore, që në këto kohëra mund të quhen të rralla.
Ndaj, mbrëmjen e 4 Korrikut, ora 20:00, Banda do të luajë pjesë dhe këngë nga repertori amerikan, pra do të jetë një American Night tipike, ku do të luhen super hite. Gjithashtu, një vend të veçantë do të zërë edhe Hymni Amerikan.
E veçanta e këtij koncerti do të jetë bashkëpunimi mes kësaj Bande dhe këngëtarëve Ardita Meni (soprano), Gerald Murrja (tenor), Erlind Zeraliu (tenor), Eneda Tarifa, të ftuar specialë, duke i dhënë hijeshi dhe bukuri kësaj mbrëmjeje me zërin e tyre. Pjese e këtij koncerti do të jetë edhe Moza Bekteshi dance Academy.

Ku: Amfiteatri i Liqenit
Kur: 4 Korrikut, ora 20:00

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies