Kultura artistike në vëndin tonë është gjithnjë e më tëpër në zhvillim.
“Dasëm në kala”, është një projekt 2 ditor ku fokusin kryesor do të ketë dasmën tradicionale. Duke parë se si të rinjtë janë larguar shumë nga kjo qasje tradicionale, me këtë event organizatorët duan të sjellin në vemëndjen e tyre vlerat tona kulturore.
Ky aktivitet do të bëjë bashkë shumë profesionistë të rinj të talentuar në zhanre të ndryshme, si balet, valle, këngë, performim, instrument, kulinari , qëndistari etj.
Bashkëpunimi me njëri tjetrin dhe komunikimi është shumë i rëndësishëm në këtë projekt, ku të rinjtë do të shkëmbejnë eksperiencën dhe talentin e tyre në grup duke prodhuar një produksion të bukur lidhur me traditat tona popullore.
Ku: Kalaja e Tiranës
Kur: 23-24 qershor, ora 20:00