APR në bashkëpunim me Ambasadën Indiane dhe nën partneritetin e znj. Erida Haxhiaj (Kia Kaha Yoga Studio), organizojnë një seancë Joge te Fushat Multisportive në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës. Kjo seancë vjen në Ditën Ndërkombëtare të Jogës dhe ju njoftojmë se hyrja është e lirë dhe të gjithë mund të bëheni pjesë. Ejani me datë 17 Qershor dhe provoni një seancë Joga, nën udhëheqjen e profesionistes znj. Erida Haxhiaj.
Ku: Parku i Madh i Liqenit të Tiranës, Liqeni Artificial
Kur: 17 Qershor, 20:00