Galeria FAB ka kënaqësinë t'ju ftojë në hapjen e ekspozitës së Atelier "MULTIMEDIA"
"8 orë, 59 minuta, 27 sekonda"
Kuruar nga Prof. Vladimir Myrtezai, Lek. Altin Lika, Edison Çeraj, Florian Haxhihyseni
Kjo është ekspozita e radhës e Ateliesë Multimediale, si gjithmonë me punime të përzgjedhura nga viti i kaluar akademik. Studentët kanë prekur pothuajse çdo medium, si: video, instalacion, fotografi, pikturë, animacion dhe performancë. Punimet janë rezultat i temave të mbajtura nga pedagogët gjatë dy semestrave, pa harruar asnjë punë nga puna e pavarur e studentëve.
Ku: Universiteti i Arteve
Kur: 14 Qershor, Ora: 19:00