Trekëndëshi i një dashurie pasiononte të ndaluar mes princeshës së Etiopisë, Aida, komandantit të ushtrisë së Egjiptit, Radamès, dhe të bijës së Faraonit, Amneris.
Se ç’do të ndodhë me dashurinë e ndaluar të komandantit egjiptian dhe princeshës etiopiane, ju ftojmë ta ndiqni në Egjiptin e lashtë 🇪🇬 që do krijohet në TKOB, me operën e përjetshme të Giuseppe Verdi-t, "Aida", e cila vjen si premierë nga 23-27 qershor, vetëm në Teatrin e Operës dhe Baletit.
Muzika magjepsëse e Verdi-t me korale të fuqishme, arie magjepsëse dhe pasazhe gjithëpërfshirëse orkestrale do të përforcojë thellësinë emocionale të operës, e cila vjen nën idetë regjisoriale, skenografike dhe kostumografike të ikonës, maestro ✨Franco Zefirelli, rivënie regjisoriale Stefano Trespidi, dhe asistencën e regjisores Ada Gurra.
Ku: Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit
Kur: 23 - 27 qershor, Ora: 20:00