FËMIJËT E LUFTËS

Ekspozita e veprave artistike të fëmijëve nga Ukraina, prezanton veprat e fëmijëve ukrainas që po kalojnë luftën. Punimet janë bërë nga fëmijë nga pjesë të ndryshme të Ukrainës, të cilët kanë më shumë se një vit që jetojnë nën bombardimet. Këta janë fëmijë që i mbijetuan një dimri të vështirë me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë dhe ujit. Fëmijët që bëjnë detyrat e shtëpisë dhe lexojnë libra nën tingujt e sirenave. Fëmijë që, pavarësisht gjithçkaje, merren me muzikë, art, sport, zhvillojnë aftësitë e tyre dhe përgatiten për jetën në një Ukrainë paqësore. Pikturat tregojnë luftën përmes syve të fëmijëve, dhimbjen dhe tmerrin e tyre, si dhe shpresën e pakufishme për një të ardhme të ndritshme dhe besimin e palëkundur në Fitoren e dritës mbi errësirën. Në punën e fëmijëve, vihet re se, pavarësisht sprovave të vështira të luftës, artistët e rinj ruajnë në zemrat e tyre ndjenjën e bukurisë së botës.
 

5-15 qershor 2023
Galerinë e Arteve të Tiranës

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies