Ennio Morricone

Kompozimet e mjeshtrit të madh, Ennio Morricone, të njohura botërisht për stilistikën e përdorur për kolonat zanore të mbi 500 filmave dhe seriale televizive, do të vinë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, më datën 5 qershor, ora 20:00 me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës dhe Ambasadës Italiane, në kuadër të Javës Kulturore Italiane, organizuar nga Ministria e Kulturës.
Shoqëruar mjeshtërisht nga Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOB-së, nën drejtimin e maestros, Benedetto Montebello, dhe Dritan Lumshi, ky koncert simfonik do të përkujtojë një ndër kompozitorët më të shquar të 100 viteve të fundit.

5 Qershor

Ora 20:00

Teatri i operas dhe baletit

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies