Parada Vespa 2023

Me këtë takim/festë motoristike, ku do të mblidhen motorristë nga të gjitha klubet e shoqatat e motorëve të Tiranës, Shkodrës, Durrësit, Vlorës etj, por dhe nga Kosova, Prishtina, Prizreni, Peja, Rahoveci, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Italia, Belgjika, Franca, Zvicra etj, do e bëjmë Tiranën dhe Shqipërinë, qendër mikpritëse, edhe për aktivitete të tjera në vazhdim. Kjo do të bëhet me qëllim që t'i bashkohemi vlerave dhe elementëve shoqërore, duke mbështetur dhe promovuar traditat kulturore, sportive dhe turistike në Shqipëri. Ky aktivitet mundëson futjen e Shqipërisë si një destiancion për itinerarin e xhirove dhe aktiviteteve të përbashkëta të motërristëve nga te gjitha vendet evropiane. Promovon turizmin Shqipëtar dhe vlerat tona kombëtare tek mbarë dashamirësit e motorrëve të markave të ndryshme.

2 Qershor

E premte

Sheshi Skenderbe

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies