Të qëndrosh përballë tablove të buta dhe melankolike, bindëse dhe herë-herë ironike të Idlir Kokës, në thelb do të thotë të bëhesh pjesë e një loje të mprehtë dialektike, një vorbulle të dyfishtë referencash që i ka rrënjët në një tokë veçanërisht pjellore, që prezantohet në të njëjtën kohë si historike dhe emocionale, por qetësisht e paanshme.
Tipari piktoresk i Idlir Kokës, i zhytur në mënyrë të veçantë në histori, performon me mjeshtëri duke përshkruar një sërë historish dhe ngjarjesh, rrjedha kohore e të cilave është pikturuar në mënyrë elegante me penelata të hijshme dhe ngjyra të kalibruara.
30 Maj
Ora 19:00