Gjirafat s’vallëzojnë dot

“Gjirafat s’vallëzojnë dot” bazuar në librin për fëmijë me të njëjtin titull, me autor Giles Andreae, është një shfaqje dansi argëtuese dhe edukative për fëmijë, e cila me anë të gjuhës së trupit tregon se gjithësecili prej nesh është i ndryshëm, por unik në të njëjtën kohë.
“Gjirafat s’vallëzojnë dot” ka në qëndër Geraldin, një gjirafë që nuk dinte të kërcente. Geraldi ka katër këmbë të majta, gjunjët i mban gjithmonë përkulur dhe këmbët i ka të ngurta.
Falë ndihmës së Gjinkallës, Geraldi mëson të vallëzojë dhe habit të gjitha kafshët e xhunglës.
Ai jep një mesazh tek fëmijët e vegjël se nuk ka asgjë të keqe të jesh i ndryshëm dhe t’i bësh gjërat në mënyrën tënde. Secili prej nesh ka një talent që e bën unik, por duhet një shtysë nga familja ose shoqëria për të arritur tek gjërat e guximshme.

🔘Regjia dhe koreografia: Semela Skënderasi
🔘Performues: Valentina Myteveli, Mariel Brahimllari, Erta Sina, Semela Skënderasi
🔘Kostumografe: Sofi Kara
🔘Videoanimacion: Redina Qose

Datat 18-20-21 Maj
Ora 10.30
Teatri Kombetar Eksperimental Kujtim Spahi Vogli

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies