Harta e videos

Përmes realizimit të kësaj shfaqje vizuale të artit pamor dhe muzikor synohet të vij një qasje e re per publikun ndërthurjen e historisë me artin visual kontemporan.
E konceptuar si një shfaqje vizive e dritave e shoqëruar me muzikë duke i ofruar të rinjve një mbrëmje jo vetëm kulturore por edhe argëtuese. Në pamjen ballore të Piramidës do të shfaqen video 3D të punuara nga dizenjues profesionist, të cilat do të dhurojnë një spektakël dritash dhe arti vizual. Gjithashtu në një nga ballkonet e Piramidës do të vendoset një DJ i cili do të bëj shoqërimin e të gjithë aktivitetit me muzikë. Piramida e ndriçuar por edhe muzika që do të shoqëroj aktivitetin do të jetë një atraksion jo vetëm për të pranishmit por edhe kalimtarët dhe turistët.

Te Piramida

Ora 7:30 pm

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies