Fokusi tematik ishte ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike dhe pjesëmarrësit punuan sëbashku me dramaturgun Walter Prete dhe Gustavo D'Aversa në shkrimin e teksteve teatrale me temën në fjalë. Ju mirëpresim në datën 29 prill, me leximin skenik të teksteve të krijuara gjatë rezidencës, përpara publikut.
Të gjithë dramatugët pjesëmarrës u fokusuan në shkrimin e dramës me temat ekologjike. Tekstet dramaturgjike janë shkruar nga: Belkisa Zhelegu, Klodjana Keco, Fatbardha Zyberi, Hynor Vitija, Delvis Bejleri dhe Xheni Demi.
29.04.2023 / 19:00