PËRZIERJA E TRADICIONALES ME BASHKËKOHOREN.
Reja që prej instalimit të saj përpara Galerisë Kombëtare të Arteve në 2016, është kthyer në një pikë referimi për qytetin,në një atraksion turistik, dhe një vend alternativ kulturor i cili bashkë me FESTIVALIN E RESË, tashmë në edicionin e tij te 7-të, ofrojnë një program të larmishem kulturor për qytetin dhe komunitetin e Tiranës.
Nga data 04-20 May, për 16 netë radhazi, FESTIVALIN E RESË 7, do të prezantohen më shumë se 150 artistë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të zgjedhur me kujdes nga dy skajet kulturore ekstreme - Bashkëkohore dhe Tradicionale.
Shijoni shfaqjet intime të dansit bashkëkohor, muzikës, poezisë, bisedave, seminareve, prezantimeve, artit të performancës, filmit pa zë me shoqëruar me kolonë zanore live, performancës së karnavaleve, artit të rrugës, si dhe ansambleve dhe orkestrave të mëdha e festive kore dhe DJ-të, ushqim dhe pije, bashkësi, të gjitha në një vend. *Të gjitha eventet janë pa pagesë dhe të përshtatshme për të gjitha grupmoshat. Në rast reshjesh, aktivitetet do të zhvendosen në vende alternative të njoftuara ne vazhdim.
Edit Pulaj
Drejtor artistik
4-20 Maj,
Te Reja