Arti dhe historia shqiptare do të shkrihen në një, me PREMIERËN BOTËRORE, operën solemne "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, Kryezot i Arbërit"! I sjellë me kompozicion të Vasil Sofokli Tole, shkruar mbi tekstin e Fan S. Nolit, do të kremtohet mes notash pentagrami, historia e kombit shqiptar. Solemne do të përcillet kjo opera, në 555-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti, me profesionalizmin e Orkestrës Simfonike dhe Korit të TKOB-së, si dhe Korit të Filarmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentëve: Sieva Borzak, Dritan Lumshi dhe Hajrullah Syla. Katër solistët e kësaj vepre janë: baritoni Artur Vera, tenori Gerald Murrja, sopranoja Eva Golemi dhe mezzo-sopranoja Amelda Papa.
E martë, 9 maj, ora 08:00 PM
Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor