Nëna

 

“Nëna” është një roman i shkurtër, me një ngjarje të përmbledhur, por intensiteti i përmbajtjes është mjaft i fuqishëm. Deledda ndjen nevojën për të nxjerrë në dritë forcat embrionale më të vërteta dhe natyrale të qenies njerëzore, qofshin ato të krijuara nga instinkti apo të formuara nga doket dhe zakonet e tokës që i ka krijuar.

Grazia Deledda, fituese e çmimit Nobel për letërsinë, ka shkruar romane dhe tregime të shkurtra me frymë etike, ku përshkruhet jeta e vështirë e përditshme e bashkëfshatarëve sardë.

Asgjë nuk mund të krahasohet me marrëdhënien e ngushtë që krijohet mes nënës dhe fëmijës dhe pikërisht mbi këtë bazë të fortë, Grazia Deledda ndërton një histori lotësh, vuajtjesh e pasioni.

Gjuha e eventit: italisht dhe shqip

02 maj 2023 në orën 18:00
Biblioteka e IIC Tiranë
Hyrja e lirë

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies