Drama “Gadjo'’ (një term që romët e përdorin për jo-romët) synon të nxisë debat mbi racizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm te të rinjtë, por poashtu synon të hulumtojë dhe analizojë këtë shekull të mosdijes dhe intolerancës që nxitet e promovohet nga mediat e papërgjegjshme, në një mjedis ku tregu medial është kaotik dhe i pakontrolluar dhe ku nevoja për "klikime" është shndërruar në qëllim sipëror. “Gadjo'’ nxit dhe konfronton shoqëritë tona mbi romët, mitet mbi ta dhe pozitën e tyre në shoqëritë tona, ku racizmi e përbuzja janë të ngulitura thellë në vetëdijën tonë.
“Gadjo” është një dramë për krejt këta të rinj e të reja, që me kurajo e vendosmëri po e përqafojnë këtë shekull të dhunës e mosdurimit, për të cilin kemi kontribuar të gjithë ne, por më së shumti, mediat dhe shkollat tona. Demonët e dhunës janë ringjallur dhe po kalërojnë shesheve të qytetete tona...
E Premte | E Shtunë | E Diel
28-29-30 Prill, 4-5-6-7 Maj ora 20:00
Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”