Levizje

Tema globale e CreativeMornings për muajin prill është MOVEMENT, rreth së cilës do të flitet në 225 qytetet në botë, që aplikojnë këtë projekt prej vitit 2008.
Në Tiranë eshte ftuar artistja Majlinda Kelmendi, e cila do të ndajë eksperiencën e saj kreative dhe profesionale rreth kësaj teme. Hapësirë Sfiduese është një instalacion artistik që përmban një moment të heshtur, ku fokusi është vendosur në lëvizjet e padukshme të hapësirës së rrethuar. Ky instalacion shpalon një dritë mistike që mbush hapësirën, duke theksuar brishtësinë e saj në një botë të ekstremeve dhe sfidave të ndryshme. Në këtë moment të heshtur, shikuesi ndihet i thirrur të ruajë vetëdijen dhe të ndalojë frymën, për të mos shkatërruar iluzionin mistik që krijojnë lëvizjet e padukshme të hapësirës.

Eventi do të mbahet të premten, datë 28 prill, ora 10:00, te Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, Rruga Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë.

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies