Një koncert gala, pesë grupe talentesh të rinj italianë, në një nga skenat kulturore më kreative të zonës ballkanike, një përovjë e vetme në llojin e vet.
Giovanni Angelini, Daykoda, Michele Bonifati Emong, Satoyama, Simone Basile Quintet së bashku me Gaetano Partipilo dhe grupin e tij Boom Collective do të jenë protagonistët italianë të Balkan Jazz Showcase, një nga realitetet muzikore më aktive dhe krijuese të zonës ballkanike dhe Europës Jugore, që duke nisur nga ky vit, ka vendosur t’i ofrojë skenën e vet talenteve të xhazit italian, me koncerte, takime dhe masterclass, të planifikuar nga data 26 deri më 29 prill.
Muzika italiane dhe marrëdhëniet kulturore mes këtyre dy rajoneve europiane, do të jenë në qendër të edicionit të parë të Italy meets Balkan i cili përveçse do të mirëpresë saksofonistin e njohur puljez Gaetano Partipilo, do t’i kushtojë një rëndësi të madhe edhe talenteve të rinj, duke nxjerrë në pah më të mirën e xhazit italian të sotëm.
Talentet e xhazit italian në Balkan Jazz Showcase
26 - 29 prill, Tiranë