Premiera e filmit të restauruar GJENERAL GRAMAFONI

Premierë e filmit të restauruar GJENERAL GRAMAFONI (Viktor Gjika, 1978) dhe promovim i librit “film pas filmi – unë e bija e…” nga Ester Gjika.
Ditën e enjte, datë 20 prill 2023, ora 19:00 në kinemanë Cineplexx (TEG).
Falë bashkëpunimit mes Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe Fondazione Gramsci di Puglia në kuadër të projektit “Për një rrjet institucionesh kulturore midis Pulias dhe Shqipërisë”, u krye në qendrën DABIMUS srl në Bari, restaurimi digjital i filmit "Gjeneral Gramafoni".
Një film kult i kinematografisë shqiptare me skenar nga Vath Koreshi dhe muzikë të stilizuar bukur nga mjeshtri Aleksandër Peçi, nën regjinë e të madhit Viktor Gjika, vjen për publikun i restauruar mjeshtërisht në studion e qendrës DABIMUS srl nën drejtimin e profesorit Nicola Barbuti.
Së bashku me premierën e filmit do të promovohet edhe libri i shkruar nga Ester Gjika “film pas filmi – unë e bija e…”.
Në program:
- Pritje dhe kokteil në hollin e kinemasë Cineplexx (TEG)
- Promovim i librit dhe takim mes miqsh e të ftuarish.
- Premiera e filmit të restauruar “Gjeneral Gramafoni”
- Bisedë me të ftuarit pas shfaqjes.
 

E ENJTE  ora 19.00

Hyrja e lirë!

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies