Simfonia e Talljes

Cikli i pikturave Simfonia e Talljes nga Jon Kraja prezanton “sekuenca kohore” të përditshmërisë sonë ku gjithçka dhe gjithkush: bukuria, televizioni, spektakli, prapaskena, karnavali, rrjetet sociale, heronjt e Disnej-t, politika, duken të përfshirë në një rol tallës.
T’i vesh zhurmues per t’i bllokuar është një përpjekje e kotë që vetëm fuqizon fantazitë.
Vepra krijohet permes ndertimit dhe shkatrrimit te imazhit. Derdhja brutale e ngjyres e prish figuren dhe rregullin fillestar duke provokuar kaosin nga i cili lind kompozimi final. Artisti prezanton nje element te ri në këtë cikel: një vijë gjestuale, qendrore, te parregullt, ne bardh e zi “Nuk e di te them nëse është një frekence energjie, gjurmë e zhurmuesit te ardhur nga femijeria , sic e kemi pare ne television , apo thjesht një fragment i EKG se zemres. Di te them qe me ndihmon te tregoj një histori ne shume plane”,
Simfonia e Talljes kap momente të performancës se panderprere tallëse njerëzore, nën dritat e llambadarëve, duke ngritur pyetjen nëse tallja është bërë mënyra jonë e vetme për të komunikuar.

Hapja E ENJTE 20 Prill nga ora 17:00 – 19:00

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies