Me pjesëmarjen e autorit Christian Elia, fotografes dokumentariste Camilla de Maffei, shkrimtares Vera Bekteshi, si dhe shkrimtarit e gazetarit Enkel Demi.
Moderatore e takimit: Anna Lattanzi, kryeredaktore e Albania Letteraria
Grande Padre është një projekt i lindur nga pikëtakimi i vështrimeve mbi Shqipërinë, të gazetarit Christian Elia dhe fotografes Camilla De Maffei, të dy të angazhuar prej vitesh në rrëfimin e një vendi të afërt e njëkohësisht të largët në imagjinatën e italianëve. Grande Padre ka lindur për të reflektuar mbi atë çfarë ka mbetur nga vitet e regjimit në sjelljen, përditshmërinë dhe kujtesën e shqiptarëve.
Babai i madh. Udhëtim nëpër korsinë e kujtesës së Shqipërisë
13 Prill 2023 në orën 18:30
Biblioteka e IIC - Pallati i Kultures, Tiranë
Hyrja falas