Ekspozita sjell në dukje figurën e femrës për bukurinë, karakterin, energjinë e shpirtin e saj. Kristina e sjell nëpërmjet penelatës së saj, ngjyrave vibruese e kontrasteve te forta të cilat për të kanë rrjedhur natyrshëm në krijimtarinë e saj. Kompozimet e dinamike të subjekteve vijnë shpesh dhe si një ëndërr që të tërheq të bëhesh pjesë. Ajo shprehet se shpesh frymëzimin e gjen në pavetëdijen e saj e cila lundron në kanacavë së bashku me ngjyrat.
Do të çelet ditën e Premtë datë 7 Prill ora 18:00 dhe do të qëndrojë e hapur deri ditën e hënë, nga ora 10:00-19:00