Instituti Italian i Kulturës, ka kënaqësinë të paraqesë botimin shqip të romanit “Larg syve” nga Paolo di Paolo, në prani të autorit.
Paolo Di Paolo rindërton, me fuqinë imagjinative të pashtershme të rrëfimit, faktorin e panjohur të një lindjeje, arsyet e një largësie, duke arritur deri në përmbysjen e largësisë nga zemra, që sugjeron titulli. Ai arrin të shkruajë një histori të veçantë dhe rishtare, sa origjinale aq edhe universale, mbi peshën e rrënjëve.
“Një libër i hapur, mbi traumën e origjinës, i evokuar nga një shkrimtar i sinqertë në momente nevoje, i cili nxit shpresën” – Margaret Mazzantini
"Një akt i fortë besimi tek fuqia e romanit dhe arabeskave të jetës" - Elisabetta Rasy
04.04.2023 ora 18:00
COD – Qendra për Hapje dhe Dialog, Tiranë
Hyrja falas