Rreshtim argjendi

'Silver Lining' sjell së bashku një gamë zërash artistikë shqiptarë që punojnë me film dhe video. Ekspozita paraqet një seri punësh në video nga një seleksion artistësh me të cilët bazament ka patur kënaqësinë të bashkëpunoj gjatë këtyre pesë viteve të ekzistencës. Narrativat e ndryshme të këtyre veprave, synojnë të krijojë një hapësirë për reflektim dhe kontemplim, duke shërbyer si një lloj “filli argjendi” në aktualitetin tonë kulturor e socio-politik, që po përjeton një krizë të thellë në të gjitha nivelet.
Ne besojmë dhe mbështesim fort rolin që artistët luajnë në formimin e peisazhit tonë kulturor dhe imagjinatës socio-politike, të cilët përmes agjencisë së tyre, krijojnë hapësira të reja, aty ku duket se nuk ka. Presim me padurim të lundrojmë së bashku të ardhmen tonë të trazuar e të ndritur.

Anna Ehrenstein / Driant Zeneli / Irgin Sena /Silva Agostini / Genti Korini / Lek M. Gjeloshi
30 Mars / Mars -- 15 Maj / Maj 2023

Bazament Art Space


Rruga Pjeter Bogdani 37, Tirana, Albania

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies