Një takim i hapur me historianen e artit Nea Tandini, e cila do të flasë mbi dështimet – rrallë herë të përfolura - të piktorëve më të famshëm botërorë.
Në epokën e kulturës së suksesit, e ekspozimit të domosdoshëm të perfeksionit që shpeshherë na shtyn në shtirje: dështimi është një realitet rreth të cilit – si një sëmundje fatale që edhe emrin shmangim t’ia përmendim - nuk lëvrohet thuajse kurrë.
Po kështu ndodh edhe me të shkuarën, sidomos në fushën e historisë së artit, ku historitë e suksesit të artistëve më të shquar rivlerësohen sot, në mënyrë anakronike përmes prizmit të një shoqërie të etur për të ushqyer mitin e “njeri i vetë-bërë".
29 mars, ora 19:00
Destil