Ditë e Hapur në Shkollën Franceze Ndërkombëtare të Tiranës
Ditë e Hapur në Shkollën Franceze Ndërkombëtare të Tiranës
Ne kuadrin e muajit te frankofonise, per te gjithe dashamiresit e kultures franceze ju sugjerojme se këtë të shtunë, data 25 Mars, do te zhvillohet një ditë e hapur për të gjithë ju ku mund ta vizitoni, shikoni nga afër ambjentet e shkollës, takoni stafin dhe informohuni pse është e rëndësishme të edukoni fëmijën tuaj në EFIT. Të zgjedhësh t’i bashkohesh ketij institucionit, do të thotë të zgjedhësh një arsimim ndërkombëtar në të cilin del në pah ekselenca arsimore franceze. EFIT ofron një program shumëgjuhësh që në kopsht, ku mësimet jepen në tri gjuhë: frëngjisht/anglisht (modeli dygjuhësh) dhe shqip. Shkolla i ka vënë vetes si mision të rrisë nxënësin në respektim të tjetrit dhe me besim te vetvetja.
Regjistrohu http://bitly.ws/BEnC
Hyrja falas
E shtunë, 25 Mars
nga ora 9.00 am- 2.30 pm
Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana,
personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i
përdorimit të faqeve tona.