Kinemaja e re italiane mbërrin në Tiranë me EKRANËT ITALIANE, një përmbledhje e filmave të përzgjedhur ndër kandidatët për çmimin David di Donatello, çmimi prestigjioz i Akademisë Italiane të Kinemasë që përzgjedh çdo vit filmat më të mirë italianë.
Këtu është kalendari i ngjarjeve:
- 28 mars, h. 19.00 “Ariaferma” nga Leonardo di Costanzo.
- 29 mars, h. 19.00 “Vëllezërit De Filippo” nga Sergio Rubini;
h. 21.30 "Materiali emocional" nga Sergio Castellitto.
- 30 mars, h. 19.00 “Freaks out” nga Gabriele Mainetti.
Filmat do të jenë në italisht me titra anglisht.
Kinema Millenium në datat 28, 29 dhe 30 mars.
Hyrja është falas