MARATONË NDËRGJEGJËSUESE

Ndërgjegjësimi për kryerjen e kontrolleve shëndetësore periodike është thelbësor në parandalimin dhe diagnostikimin në kohë të sëmundjeve tumorale. Ndaj të dielën më 26 MARS, në muajin dedikuar kancerit kolorektal, Spitali Amerikan do të zhvillojë një maratonë sensibilizuese për të ndërgjegjësuar popullatën në drejtim të kësaj sëmundje të rrezikshme.
Nën ngjyrën blu që simbolizon përkujtimin e jetëve të humbura nga kanceri kolorektal dhe shpresën për një të ardhme pa tumor, ju ftojmë të bëheni pjesë e maratonës që do të zhvillohet tek Parku i Liqenit Artificial.

MARATONË NDËRGJEGJËSUESE
E diele, Mars 26, 2023 ora 10.00am

Parku i Liqenit te Tiranes

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies