Rikthehet për 4 netë, komedia fantastike: TËRËSISHT TË HUAJ nga Paolo Genovese.
7 miq (tre çifte dhe një i divorcuar) gjatë një darkë nën eklipsin e hënës, vendosin të bëjnë një lojë: çdo telefonatë, sms , whatsapp e gjithçka që vjen në telefonat e tyre do ta lexojnë dhe dëgjonë të gjithë. Lojë e cila zbulon tradhëtitë, vendimet, veprimet që çojnë çiftet dhe miqësitë në krizë.
Një komedi e mrekullueshme e cila e zbërthen ndikimin social dhe shoqëror të teknologjisë në themel.
Telefoni = kutia e zezë e gjithësecilit, një lojë e cila do ti kthejë ata në tërësisht të huaj me njëri tjetrin!
16-17-18-19 Mars, Ora 19:00
Salla "Central 400" / ArTurbina